Kryetari i Ukrainës, Zelenskij, ka mbajtur një fjalim prekës në Parlamentin Evropian, në kohën kur vendi i tij ndodhet në luftë me Rusinë

Kryetari i Ukrainës, Zelenskij, ka mbajtur një fjalim prekës në Parlamentin Evropian, në kohën kur vendi i tij ndodhet në luftë me Rusinë

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka mbajtur një fjalim  prekës në Parlamentin Evropian, në kohën kur vendi i tij ndodhet prej gjashtë ditësh në luftime, kundër intervenimit ushtarak të  Rusisë. I përlotur dhe me zërin që i dridhej, kryetari i Ukrainës,  Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit. “Të  nderuar të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e t iu përshëndes të gjithëve, pasi nuk mund të them mirë mëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë atë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE-së në mbështetje të Ukrainës. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë, tha mes tjerash kryetari, Volodimir Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …