Thaçi: Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi dekreton shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit. Ai ka paralajmëruar se shpejt do të vendoset për datën e zgjedhjeve. “Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …