Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Kryetari i  vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për punën e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Duke e uruar avokatin për marrjen e detyrës së re, Thaçi ka theksuar rolin dhe rëndësinë e veçantë të këtij institucioni për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarë Kosovës. “Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik dhe religjioz. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …