Ndonëse fundi i kësaj jave ishte paralajmëruar si mundësi e arritjes së koalicionit qeverisës, ende nuk janë takuar LV dhe LDK

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk do të takohen sot për të biseduar rreth koalicionit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se nuk do të takohet sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të biseduar rreth marrëveshjes për koalicion qeverisës. Kurti ka thënë se do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijnë marrëveshjen që dëshirojnë. Kreu i Vetëvendosjes nuk ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm, por që është shprehur i bindur për arritjen e një marrëveshje me LDK-në. Ndryshe, kryetari i vendit Hashim Thaçi dje ka njoftuar se ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor në orën 9:00.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …