Kryetari Jashari ka inspektuar punimet në ndërtimin e rrugës Rezallë-Rezallë e Re

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku , gjeneralin Ilaz Derguti, Ahmet Zabeli, asamblistin Sami Aruqaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, inspektuan punimet në ndërtimin e rrugës Rezallë-Rezallë e Re, me rreth 3 km gjatësi. Asfaltimi i kësaj rruge shkurton kohën e mbërritjes nga Skenderaj dhe fshatrat përreth për në Rezallë. Po ashtu kryetari Jashari e nënkryetari Lushtaku, bashkë me kryetarin e fshatit Aqarevë, Gentrit Rrahmani, vizituan edhe fshatin Aqarevë, për të parë punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës Aqarevë-Siqevë. “Angazhimi jonë në krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e komunës së Skenderajt nuk do të ndalet”, tha kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …