Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Trashëgimia e pronës, ende problem i madh për gruan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Trashëgimia e pronës, ende problem i madh për gruan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Ambasada e Francës bashkë me OSBE-në, me temën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë: Trashëgimia dhe barazia para ligjit”. Ai ka thënë se një nga sfidat më të mëdha për gruan vazhdon të jetë mostrashëgimia e pronës për shkaqe dhe barriera të ndryshme që ende ekzistojnë në Kosovës. “Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa dhe sfida. Në sfidë e tillë është në trashëgimi. Kushtetuta ua garanton të gjithë qytetarëve të drejtat në pronë, por fatkeqësisht në shoqërinë tonë në mas të madhe ende ka barriera që ia mohojnë gruas pronën. Kur gratë nuk e kanë në kontroll pronën, s’mund të jenë as aktorë ekonomikë”, është shprehur Thaçi. Ai ka shtuar se prona në pronësi të gruas ka rezultuar me zhvillime pozitive dhe se “përderisa nuk lëvizin proceset e trashëgimisë do të jetë gjithmonë vështirë”.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …