Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin. Gjatë kësaj vizite Meta është takuar me kreun e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Ai ka shprehur vendosmërinë e tij për avancimin me zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të Këshillit të Evropës.  Lammert ka deklaruar se Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane. “Shqipëria mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën. Të dy bashkëbiseduesit e konsideruan procesin e Berlinit si kyç për të motivuar dhe për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …