Kryetari i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Deputetit nga radhët e AAK, Bekë Berisha morën pjesë në themelimin e nëndegës së AAK-së në Shtutgart të Gjermanisë.
Në postimin e kryetarit Latifi ndër të tjera thuhet:
Me kolegë të udhëheqjes së Aleancës në Gjermani, me kryetarin Ukë Blakaj, kryetarin për Bavari, Selim Hotin e me Pleurat Berishën, kryetarin e Aleancës për Baden-Wurtemberg, bashkë me deputetin Bekë Berisha dhe nënkryetarin e Rahovecit, Fatmir Iska, me veprimtarë dhe mbështetës që po shtohen çdo ditë, mund të themi se ka vullnet e gatishmëri që me vendosmëri të ecim drejt ndryshimeve për votën si instrument të vetëm për të sendërtuar ndryshimet për të mirën e shtetit dhe popullit tonë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
