Kryetari Latifi do të mbaj Konsultime me Publikun

Me qëllim të rritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, transparencës e llogaridhënies, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, më datë: 30. 6. 2020 (e martë) do të mbaj Konsultime me Publikun, në të cilin do të paraqet para tyre angazhimin e tij dhe të qeverisë që drejton, si dhe projektet që janë realizuar për periudhën 6 mujore të këtij viti. Njëkohësisht, mirëpritet çdo kërkesë, kritikë apo këshillë nga qytetarët. Konsultimi Publik do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, duke filluar nga ora 10:00. Mbajtja e këtij takimi do të bëhet konform masave mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ftohën qytetarët e komunës së Rahovecit që të marrin pjesë në këtë takim publik e të bëhen pjesë e vendimmarrjes komunale!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …