Gjeneralljetnant Rrahman Rama: Detyra, nderi dhe atdheu janë fjalët e gdhendura në zemrat e kadetëve të FSK-së

Gjeneralljetnant Rrahman Rama: Detyra, nderi dhe atdheu janë fjalët e gdhendura në zemrat e kadetëve të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, gjatë ceremonisë se diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020 në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se detyra, nderi dhe atdheu janë fjalët e gdhendura në zemrat e kadetëve të FSK-së. “Dua të kërkoj falje për ceremoninë që e kemi në këtë formë për shkak të pandemisë. Kemi nderin dhe kënaqësinë që sot t’ju drejtohem juve oficer të rinj. Fillimisht ju përgëzoj që me sukses përfunduat shkollimin. Ju inkurajoj që t’u qëndroni besnik parimeve tuaja. Keni për obligim që ta ruani shpirtin luftarak. Respekti ndaj të tjerëve eliminon çdo frymë paragjykimi. Detyra, nderi dhe atdheu janë fjalët e gdhendura në zemrat tuaja. Këto janë vlerat që ju vendosin në shërbim të këtij populli. FSK vazhdon të zhvillohet çdo ditë, ne po punojmë shumë në procesin e tranzicionit duke u bazuar në konceptet më bashkëkohore. Vizioni ynë është që të zhvillohemi në standarde të NATO-s që në një të ardhme të afërt të bëhëmi edhe ne pjesë e kësaj organizate”. ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …