Kryetari Latifi, ka bërë homazhe pran varrit të heroit Mentor Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë homazhe pran varrit të heroit Mentor Krasniqi. Ai në një postim të tij në facebook ka thënë: ,,Për pak çaste, ndalova dhe u përkula edhe para varrit të heroit Mentor Krasniqi nga Bukoshi i Therandës!E kisha koleg të studimeve (ishim që të dy student të kimisë në FSHMN) ku edhe kemi banuar bashkë në një periudhë, shok të ngushtë e bashkëveprimtar në LKÇK, më pas, do të dëshmohet edhe si njëri nga luftëtarët e spikatur të UÇK-së, i cili e fitoi përjetësinë pas plagëve të rënda që mori në një betejë të armatosur kundër forcave pushtuese serbe, në prag të lirisë, më 2 qershor 1999, në afërsi të Bukoshit. I përjetshëm kujtimi për veprën tënde në shërbim të lirisë, shoku im, hero Mentor Krasniqi!

Lavdi për jetë”! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për aplikim për familjet me nevojë në territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Malishevë dhe Organizata Qatar Charity, në kuadër të …