Kryetari Latifi ka kujtuar 21 vjetorin e rënies së 16 Dëshmorëve te Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një shkrimi të tij në facebook ka kujtuar 21 vjetorin e rënies së 16 Dëshmorëve te Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, ai ndër të tjera ka thënë; U bënë 21 vjet, ku në një mision të vështirë të luftës çlirimtare, gjatë një rrugëtimi për Shqipëri e duke bartur mbi supe edhe luftëtarë të plagosur, atje në Bogiqe, në trekëndëshin që ndan trojet shqiptare (Kosovë, Mal i Zi, Shqipëri), u përjetësuan 16 trima. Ishin luftëtarë të dëshmuar për veprat e tyre në beteja me armiqtë, djem të zgjedhur të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj“ nga Zona Operative e Dukagjinit, që i dhanë gjak lirisë së atdheut. Në mesin e të rënëve ishte edhe veprimtari i madh i çështjes sonë kombëtare dhe luftëtari i lirisë, ISLAM Rexhep KRASNIQI nga Gjakova, i lindur e i rritur në Ratkoc të Rahovecit. Lavdi për jetë e mot, heronjve të luftës çlirimtare që u flijuan për lirinë e atdheut! Nderime dhe respekt ndaj luftëtarëve që i mbijetuan kësaj beteje! Thuhet në një postim të tij të kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti, pret në takim nxënësit nga Sarajeva të cilët janë bashkëpunim me nxënësit nga Pozherani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një grup prej …