Kryetari Latifi, ka pritur në takim Kryetarin e Bordit të Organizatës Hardh Fest

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në ambientet e Komunës, ka pritur në takim Kryetarin e Bordit të Organizatës Hardh Fest, Agron Sokoli, ku së bashku kanë nënshkruar marrëveshjen për subvencionimin e festivalit Hardh Fest për edicionin 2019. Komuna e Rahovecit dhe unë si kryetar, duke parë suksesin dhe profesionalizimin në organizimin dhe mbarëvajtjen nga edicionet e kaluara, kemi rritur buxhetin për këtë festival në vlerën prej 15.000 Euro. Festivali ka arritur që për një kohë të shkurtër të ndërkombëtarizohet, duke sjellë turistë të shumtë nga shtetet e rajonit, Evropës por edhe nga shtetet e tjera të botës! Mbështetja ime dhe e institucioneve lokale, do të rritet në vitet e ardhshme pasi që Festivali tanimë është një nga organizimet më të mëdha në Kosovë, me rëndësi të veçantë në promovimin e produkteve bujqësore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe turizmit që ka vendi ynë, ka thënë kryetari Latfi në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …