Kryetari Latifi ka pritur në takim ministrin e Zemaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Armend Zemaj, ku kanë bashkëbiseduar rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19 dhe për pikat e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional që t’ju dalin sa më shumë në ndihmë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Me ministrin Zemaj kryetari Latifi ka diskutua edhe për kapacitetet që ka Komuna e Rahovecit për ta menaxhuar situatën me Covid-19 në ditët e ardhshme. Për të parë nga afër punën e QKMF-së në Rahovec, së bashku me Ministrin Zemaj dhe me bashkëpunëtorë është vizituar personeli dhe stafi për t’ju dhënë përkrahje atyre për punën e madhe që po bëjnë edhe në këtë kohë pandemie! Kryetari Latifi e ka Falënderuar ministrin Zemaj për gatishmërinë dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …