Brickos

Kryetari Latifi, ka pritur në takim shkrimtarin, publicistin dhe ish luftëtarin e UÇK-së Sefer Pasha nga Mallakastra e Shqipërisë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim shkrimtarin, publicistin dhe ish luftëtarin e UÇK-së Sefer Pasha nga Mallakastra e Shqipërisë, i cili ka shkruar shumë vepra për profesorin e atdhetarin e çështjes kombëtare, Mr. Ukshin Hotin. Ardhjen e tij në Kosovë e mundësoi Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës “Arbëria” nga Rahoveci. E pranishme ishte edhe motra e profesorit Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi e cila e përshëndeti takimin së bashku me shumë bashkëveprimtarë dhe bashkëvendës të ideologut Ukshin Hoti. Ukshin Hoti ishte dhe do të mbetet figura më e kompletuar, politologu e njohësi më i mirë i çështjes shqiptare. Ukshin Hoti, ishte dhe mbetet mendimtari më i denjë i mendimit filozofik e politik me ndikim dhe rol të madh jo veç në rrafshin kombëtar. Në nderim të kontributit dhe gjithë veprimtarisë së shkrimtarit Sefer Pasha, kryetari Latifi i ka ndarë Mirënjohje me motivacionin: “Me ndjenjë respekti e mirënjohjeje për përkushtimin e epërm ndaj jetëshkrimit biografik të veprës politike të Ukshin Hotit”, si dhe simbolin e qytetit të Rahovecit bashkë me stemën e flamurit kombëtar si simbolikë e festave të nëntorit. Fakti që autori ishte pjesëmarrës në luftën e Koshares nga radhët e UÇK-së, si oficer i ushtrisë, e bën figurën e tij të kompletuar dhe njohës më të mirë të gjithë ngjarjes që ka të bëjë me luftën dhe e madhështon akoma më shumë emrin e tij. Andaj, në këtë takim, i është shprehur falënderim për kontributin e shumanshëm, atë të luftës dhe të kësaj periudhe të Lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …