Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mirëpritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Ditor Haliti, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, Dr. Musa Gashi, drejtor i laboratorit në IML, Agron Thaçi dhe zyrtari i Departamentit të Burimeve Njerëzore pranë IML, Vait Popaj.
Me delegacionin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) u diskutua një temë e ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë, varret e paidentifikuara te varrezat e martirëve në Rahovec. Gjatë takimit, kryetari Latifi mori konfirmimin se kjo çështje do të trajtohet me përkushtim dhe prioritet të lartë, me synimin që përmes procedurave të identifikimit të ndihmohet në ndriçimin e fatit të tyre dhe të lehtësohet dhimbja e familjeve që ende presin një përgjigje.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
