Kryetari Latifi mirëpriti në takim të bijën e shkrimtarit Sulejman Krasniqi, dhe bijën e heroit të kombit Rexhep Malës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve znj. Bjondina Kleqka, mirëpritën të bijën e shkrimtarit Sulejman Krasniqi, Albanën, mbesën Erën, si dhe bijën e heroit të kombit Rexhep Malës, Fitore Malajn.

Shkrimtari i madh Sulejman Krasniqi dhe atdhetari, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare Rexhep Mala, ishin dhe janë simbolët e rezistencës dhe i frymëzimit të brezave të cilët shërbyen për të ngritur dashurinë e ndjenjat atdhetare.

Kryetari Latifi i falënderojë për vizitën, dhe urojë që bashkë të shihen edhe në të ardhmen!

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …