Kryetari Latifi përkujtoi dëshmorët Mazllum Kastrati, Esat Kastrati e Xhafer Vehapi në 21 vjetorin e rënjës

 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe shumë qytetarë, ishin në fshatin Zatriq para memorialit të dëshmorëve të kombit Mazllum Kastrati, Esat Kastrati e Xhafer Vehapi për të përkujtuar veprën dhe sakrificën e tyre. Mazllumi, Esati e Xhaferi ranë duke mbrojtur pozicionet e UÇK-së në Zatriq në orët e mbrëmjes të 3 shtatorit në vitin 1998, ku forcat e okupatorit kishin nisur sulmet prej mëngjesit të asaj dite. Luftuan tërë ditën, por nuk u zmbrapsën, pushkën e kthyen me pushkë deri në vdekje. Kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën e tyre dhe përgjithmonë do t’i kujtojmë, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …