Kryetari Latifi, takimet me biznese i ka vazhduar në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takimet me biznese i ka vazhduar në Rahovec. Fillimisht tek biznesi “Teuta-T”, me pronar Alush Topalli, që merret me furnizimin e betonit dhe një pompë të derivateve, pastaj fabrika shumë e suksesshme e xhamave “Dina Glass” me pronarin Fahredin Tara, si dhe Milaim Shehun, pronar i një kompanie të arkave të drurit që përdoren për shitjen e rrushit të tryezës. Kryetari Latifi ka thënë me këtë rast se, Kompanitë rahovecase në vitet e fundit kanë pasur rritje dhe zhvillim të hovshëm. Ne jemi krenarë me kontributin e pashoq të ndërmarrësve tanë në ekonominë e Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka …