Kryetari Latifi takon punëtorët e Ekoregjionit – Njësia Operative në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të enjtën është takuar me punëtorët e KRM “Ekoregjioni”- Njësinë Operative në Rahovec.  Në një postim në faqen e tij facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Takova punëtorët e KRM “Ekoregjioni”- Njësinë Operative në Rahovec, të cilët me punën e tyre të palodhur kujdesen për pastërtinë e qytetit tonë.

Diskutuam për sfidat dhe nevojat e tyre, duke ndarë angazhimin e përbashkët për shërbime sa më cilësore.

Vlerësoj përkushtimin e tyre të përditshëm dhe do të vazhdojmë të mbështesim përmirësimin e kushteve të punës për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …