Kryetari Latifi, viziton ndërmarrjet “M-Sillosi” në Xërxe, “Vetoni” në Rahovec dhe “Burimi” në Çifllak

Pas rritjes së panikut jo real të qytetarëve mbi mungesën e produkteve të grurit (miellit), kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, ka vizituar ndërmarrjet “M-Sillosi” në Xërxe, “Vetoni” në Rahovec dhe “Burimi” në Çifllak, për t’u informuar me gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese në këto ndërmarrje. Nga menaxhmentet e tri ndërmarrjeve: “M-Sillosi”, Vetoni” dhe “Burimi”, kryetari Latifi ka marrë konfirmimin dhe garancinë që të tri këto ndërmarrje kanë kapacitete të mjaftueshme të furnizimit për t’i përmbushur kërkesat e qytetarëve. “Komuna e Rahovecit ka rezerva të mjaftueshme për të kaluar këtë pandemi që është shfaqur, ndërkaq fermerët e komunës së Rahovecit që kanë dorëzuar grurin në këto ndërmarrje përpunuese, të paktën 50% prej tyre kanë marrë shërbimet e duhura. Komuna e Rahovecit falë këtyre ndërmarrjeve përpunuese të grurit është duke ofruar shërbimet e nevojshme, konkretisht furnizimin me miell edhe për komunat e tjera të Republikës së Kosovës. Bëj apel tek qytetarët që të mos shkaktojnë panik të panevojshëm, por në vend të kësaj të zbatojnë masat për parandalimin e virusit COVID-19, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …