Kryetari i LDK-së Isa Mustafa: Projekti ynë është i hapur për të gjithë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa: Projekti ynë është i hapur për të gjithë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, thotë se partia e tij ofron projekt për bashkëqeverisje, i cili sipas tij tejkalon ngjyrat politike. Duke iu referuar fazës së fundit të garës për të zgjedhur kryetarët e komunave. Mustafa ka apeluar që të ruhet dhe të forcohet vota dhe vullneti i qytetarëve.

“Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve. Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër. Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit”, shkruan Mustafa në Facebook.

Kreu i LDK-së thotë se kjo parti është në gjendje që t`i tejkalojë dallimet dhe t`i japë shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit.

“Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë. Projekti ynë është i hapur për të gjithë”, thekson ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …