Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti uron 10-vjetorin nga Prekazi i Jasharajve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti uron 10-vjetorin nga Prekazi i Jasharajve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kryesinë dhe deputetët e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz. Kurti nga atje i ka uruar të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së shtetit.

“Sot, me 17 shkurt, e gjithë Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kremtojnë dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dhe unë, që të gjithë i uroj për këtë festë shumë të rëndësishme për popullin, shoqërinë e për kombin tonë. Por, njëkohësisht, neve na ndajnë më pak se tri javë nga Epopeja e UÇK-së, nga koha kur flijimi i tre brezave të Jasharajve do t’i mbushë dy dekada. Ne duhet që ta ndërlidhim çdo festë tonën shtetërore me atë që është e pazgjidhshme: me luftën çlirimtare, me kryengritjen popullore dhe me sakrificat e mëdha të popullit tonë, simbol madhështor i së cilave është pikërisht sakrifica dhe flijimi i Jasharjave. Me 17 shkurt teksa padyshim festojmë, në të njëjtën kohë, padyshim edhe kujtojmë e përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe se rrënjët e saj janë në gjakun e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit. Ne sot jetojmë të lirë duke ju falënderuar atyre që e dhanë jetën për liri”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …