Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri priti në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri priti në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri priti në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe drejtuesit e qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë. Pas takimit të zhvilluar, kryetari I Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se gjatë takimit është biseduar për çështje shumë të rëndësishme, siç është hapja e Urës së Ibrit dhe kufijve administrativ. Po ashtu kemi folur edhe për shumë çështje të tjera të cilat janë në dobi të qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës. Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri theksoi se subjekti politik që drejton I ka dhënë mbështetje kryetarit Agim Bahtiri për punën që e ka bërë deri më tash, veçanërisht për vendosmërinë e tij për mbrojtjen e kufijve të Mitrovicës, gjë që sipas tij, nuk ka qenë as e lehtë dhe as e thjeshtë. Ne diskutuam për angazhimin dhe mundësitë që Vetëvendosje me deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës ta ndihmoj procesin e hapjes së Urës, duke përfshirë edhe thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, por edhe deri të reagimi qytetar, siç është protesta, paralajmëroi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …