Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, po qëndron në vizitë zyrtare në Ankara

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, po qëndron në vizitë zyrtare në Ankara

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, po qëndron në vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur nga  zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Jildirim Turkesh. Gjatë bisedës së zhvilluar ai ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, në aspektin e thellimit të bashkëpunimit bilateral. Ndërkohë, ministri, Mahir Yagcilar falënderoi zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Yildirim Turkesh për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk ofruar Kosovës, që nga njohja e pavarësisë, përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në fushën e arsimit, të teknologjisë, të shëndetësisë dhe të administratës publike etj. Ministri Yagcilar, pasi njoftoi zëvendëskryeministrin turk Turkes me zhvillimet aktuale në Kosovë, u zotua se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë në të ardhmen pritet të thellohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …