Kuvendi i Shqipërisë

Shqipëria, vendi i parë që ratifikoi në Parlament Protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO

Ndonëse ditë më parë policia e Malit të Zi ka ndëshkuar tifozët shqiptar që po manifestonin identitetin e tyre kombëtar, Shqipëria sot u bë vendi i parë  ratifikoi në Parlament Protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO. Protokolli për aderim u nënshkrua thuaja në mënyrë unanime nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me përjashtim të abstenimit të deputetes socialiste, Ledi Shamku! Duke paraqitur qëndrimin e saj, ajo theksoi: E drejta për të respektuar Kushtetutën, që më detyron mua të mbroj të drejtat e pakicave të mia jashtë kufijve është e drejtë themelore që duhet zbatuar. Aleanca e NATO-s ka kuptim nëse brenda kësaj aleance jemi vërtetë aleatë. Në rastin e Malit të Zi pyes veten se si do të shkojnë sup më sup një ushtar shqiptar nga Ulqini dhe një ushtar malazez, kur në Mal të Zi të drejtat e shqiptarëve shkelen. Nuk jam kundër aderimit të Malit të Zi në NATO, por se duhet të respektohen të drejtat e shqiptarëve, theksoi deputetja socialiste, Ledi Shamku.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …