leoni

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj në Mitrovicë është zotuar për investime në ekonomi

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj në Mitrovicë është zotuar për investime në ekonomi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur të martën në Mitrovicë, ka thënë se ana e Mitrovicës është pjesa më problematike që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Ai është shprehur se ky rajon ka nevojë për investime në fushën e ekonomisë. “Ne do të angazhohemi fuqishëm që të investojmë në ekonomi, sidomos në blegtori për rajonin e Shalës. Kjo pjesë e Kosovës fuqizohet vetëm me zhvillim ekonomik”, ka thënë Limaj. Hysni Ahmeti, kryetar i Nisma-s në Mitrovicë, tha se është koha që të gjithë t’i përvishemi punës. “Të gjithë së bashku, me përkrahjen e juaj qytetarë të nderuar dhe me votën tuaj do t’i realizojmë premtimet, si dhe do të jemi faqebardhë para atyre që kanë dhënë jetën për liri, shtet dhe prosperitet”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …