Kryetari Nura ka pritur në takim përfaqësues te Asociacionit të komunave të Kosovës

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, kryetarët e komunave, Agim Aliun e Ferizajt, Bali Muharremajn e Suharekës, Imri Ahmetin e Lipjanit si dhe deputetët e PDK-së Enver Hoxhaj, Hajdar Beqa e Ferat Shala, me të cilët kanë biseduar për vërshimet dhe pasojat që janë shkaktuar. Kryetari Nura e nënkryetari Lushtaku kanë falënderuar kolegët kryetarë të komunave dhe deputetët për solidaritetin dhe përkrahjen e tyre në përballimin e kësaj fatkeqësie!

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …