Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet degës së PDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka kundërpërgjigjur degës së PDK-së, duken shpejguar për listën e publikuar nga kjo e fundit, lidhur me lidhur me punësimet në kryeqytet. Ai shkruan  se shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto por nuk mund t’i zhbëjnë telefonatat e Grabovcit.

Para dy jave, kur filluan publikimet e përgjimeve të krerëve të shtetit që po dëshmojnë kapjen e shtetit unë isha edhe në një konferencë për shtyp ku në mes tjerash deklarova se pa çkapjen e shtetit nga këto koka të krimit Kosova nuk do të ec përpara.Prej asaj dite kanë filluar sulmet e përditshme ndaj komunes. Prokuroria ka dërguar hetues në komunë në baza të përditshme. U sajuan storiet për heqjen e fotove të Skenderbeut. E sot u orkestrua një sulm për punësime. Një portal në pronësi të një zv. Ministri ka marr listë nga thesari të të gjitha pagesave të bëra nga komuna duke thënë që këta janë militantet e VV të punësuar nga unë. RTK e cila nuk po flet ende për përgjimet e ka përcjellur këtë portal me titullin Shpend Grabovci dhe 250 të punësuar.  Vetëm për te ju treguar se çka janë në gjendje të bëjnë po I ndaj ca gjana me juve nga padia e cila I pret këtë javë.1. Në listë nuk janë 250 persona, por shumë më pak emra të përsëritur shumë herë.

2. Në listë janë Xuxi, Etno Engjujt, Edona Reshitaj dhe muziciente të tjerë që janë angazhuar nga komuna në manifestime të ndryshme. Nuk besoj se ata janë militantë të VV te punësuar nga unë.3. Në listë janë të gjithë punëtorët e Kuzhines Qendrore që gatuajnë për çerdhet e Prishtines e që punojnë në komunë qe më shumë se 20 vite. Ajo kuzhinë është privatizuar nga Isa Mustafa, unë i kam kthyer në komunë. Asnjë punëtor të ri nuk e kemi marr dhe mund ti pyesni secilin se a janë militantë të VV.4. Në listë janë mbi 30 arkitektë të Prishtinës që punojnë në legalizim ku kanë regjistruar 46,000 ndërtime pa leje. Ligji I legalizimit parashesh punëtorë shtesë për legalizim e minsitria e financave nuk e ka lejuar asnjë shtesë me konkurs në mënyrë që edhe ky proces të dështoj. Secilin prej tyre I lus mediat që ti thirrni dhe ti pysni se si punojnë dhe militantë të kujt janë. Ministria nuk ka lejuar vende të rregullta me konkurs të rregulltë. Besoj që të njejtit do ti bashkangjiten padisë.5. Në listë janë disa punëtorë të ofiqarisë të punësuar me kontratë në kohen e Isa Mustafes të cilët kanë vazhduar deri në konkursin e hapur. Ata më së paku janë militantë të VVShpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto që ka kapur edhe televizionin e shtetit, por nuk mund ti zhbëjnë telefonatat e Grabovcit. Nuk mund ti zhbëjnë hajnitë e korrupcionin e Klanit Pronto. Nuk mund të na frikësojnë as me prokurori e lajme të tilla të fabrikuara.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …