Kryetari Ramosaj, bashkë me DKA-në, takon drejtorët e shkollave

Situata pandemike e përkeqësuar edhe në komunën e Deçanit, bëri që Task Forca Komunale të mbaj takim me drejtorët e shkollave, me ç’rast drejtorët raportuan për situatën pandemike në shkolla. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosja, nënkryetari Sami Cacaj si dhe drejtori i DKA-së, Bekim Vishaj me bashkëpunëtorë nga DKA. Të gjitha shkollat edhe njëherë u furnizuan me maska mbrojtëse për nxënës dhe staf të shkollave, dezinfektues për duar, dezinfektues për dezinfektim të hapësirave të brendshme, etj. Drejtoria e Arsimit e prezantoi gjendjen ne Komunën e Deçanit  ku bëri të ditur se  deri me tani janë gjithsej 9 mësimdhënës dhe 69 nxënës te infektuar me Covid 19 dhe si rrjedhojë e kësaj, një shkollë ka kaluar në variantin C-mësim Online.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …