Kryetari Ramosaj bashkë me Drejtorin e DKA-së Vishaj, ishin në takimin virtual që ka pasur Kryeministri Hoti

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj, ishin në takimin virtual që ka pasur sot Kryeministri Hoti me kryetarët e komunave dhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku është diskutuar për përgatitjet finale që po i bëjnë institucionet e vendit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. Gjatë këtij takimi, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. Ministri Likaj ka paraqitur tre skenarët e kësaj Ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët janë:

– A. Rikthimi në ambientet shkollore,

– B. Mësimi i kombinuar dhe

– C. Mësimi nga platformat e ndryshme.

Në këtë takim, pjesëmarrësit u pajtuan që skenarët e MASHT-it të shndërrohen sa më parë në vendime dhe si të tilla t’u dërgohen Drejtorive Komunale të Arsimit, të cilat, varësisht nga kapacitet që kanë, duhet të përcaktohen se cilin skenar do ta zbatojnë në komunën e tyre. Pothuajse të gjithë u pajtuan, sidomos për klasat e ulëta, prioritet t’i jepet mundësisë së pjesëmarrjes fizike të nxënësve në shkolla gjatë procesit mësimor, nëse këtë e mundësojnë kushtet epidemiologjike të shkaktuara nga virusi COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …