Kryetari Ramosaj dhe Bashkësia Islame në Deçan kërkojnë nga qytetarët që të mos ti kontribuojnë polarizimit, përçarjes dhe urrejtjes

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në takim me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduan që të mos i kontribuojmë polarizimit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve. Kryetari Ramosaj tha se, pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës. E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

May be an image of 12 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …