Edhe pse formalisht e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale sërish po i raporton Këshillit të  Sigurimit  të OKB-së

Edhe pse formalisht e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale sërish po i raporton Këshillit të  Sigurimit  të OKB-së, duke u bërë pjesë e Raportit që sot do të diskutohet në Nju Jork. Ky veprim  merret pasi OKB-ja  nuk e njeh Shtetin e Kosovës, as Sekretari i Përgjithshëmm as Këshilli i Sigurimit. Veç kësaj, kryetarja e gjykatës Trendafilova raporton kahmos, po jo në Kosovë. Në raportin zyrtar të OKB-së për Kosovën, Gjykata Speciale raporton për aktivitetin e saj disa mujor. Raporti, thuhet se është i Gjykatës Speciale  dhe i Prokurorisë së kësaj gjykate. Në fillim njoftohet se me kërkesë të saj është arrestuar Dritan Goxhaj dhe Gjykata  pret që autoritetet e Tiranës ta ekstradojnë në Hagë, edhe pse Gjykata e Tiranës e ka liruar nga arresti   dhe nuk ka pranuar ta dorëzojë  në Hagë, luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …