Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës Latif Gjocaj dhe Mentor Neziraj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës Latif Gjocaj dhe Mentor Neziraj. Gjatë këtij takimi është arritur një bashkëpunim tre palësh në mes të komunës së Deçanit, Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Kelkos Energy Sh.p.k., ku pritet që me datë 16 Qershor të montohet antena e Valës në bjeshkët e Deçanit. Zbatimi i këtij projekti ka rëndësi të veçantë, sidomos në perspektiven zhvillimore të turizmit në komunën e Deçanit. Kryetari Ramosa i ka falënderua dhe i është shprehur mirënjohës mysafirëve për bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Mazreku, sot mbylli një kapitull të gjatë shërbimi për Malishevën, por jo edhe rrugën e përkushtimit të tij për këtë vend

Komuna e Malishevës të enjtën organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Rexhep …