Kryetari Rufki Suma së bashku me qindra të rinjë nga Hani i Elezit në mënyrë të organizuar bënë homazhe në Prekaz

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka nderuar sot në mënyrë të veçantë Epopenë e UÇK-së, ai së bashku me qindra të rinjë nga Hani i Elezit, në mënyrë të organizuar bënë homazhe në Prekaz, pranë varrezave të Jasharajve.  Me respektin më të thellë, jetës dhe veprës së Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe të gjithë anëtarëve të familjes së Jasharajve të cilët u bënë sinonim i lirisë dhe pavarësisë se shtetit tone dhe për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, Kryetari i Komunës Rufki Suma me një delegacion nga Komuna e Hani të Elezit vizituan sot Prekazin Legjendarë .
Vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga komuna e Hanit të Elezit të Kryetarit të Komunës Rufki Suma ishte e shoqëruar nga ish ushtarë të UÇK-së, e zyrtarë komunal, ndërsa e veçanta që I shtoi madhështinë kësaj vizite ishte prezenca e të gjithë nxënësve dhe stafit arsimorë të SHML”Dardania” nga Hani i Elezit.
Delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit u pritën në familjen Jashari, në Kullën e Familjes Jashari nga z.Rifat Jashari.
Kryetari Sumame këtë rast në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit shprehu respektin e lartë të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit për sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari.
Në Kullën e Familjes Jashari nga z.Rifat Jashari u pritën edhe përfaqësuesit nxënësve të SHML”Dardania” nga Hani i Elezit të cilët në emër të të gjithë nxënësve dhe të rinjëve të Hanit të Elezit e uruan për të këto ditë historike të kombite tone dhe me këtë rast i dhuruan edhe një veshje në kujtim të kësaj dite.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …