Pa viza

Cramon-Taubadel: Merkel do ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së BE-së për të dhënë liberalizimin Kosovës

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, thotë se ky institucioni legjislativ i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave. Von Cramon, që është deputete e Grupit të të Gjelbërve në PE, thotë se barra, megjithatë, tash më së shumti bie tek Berlini. Ajo kujton se Gjermania nga 1 korriku i këtij viti merr përsipër Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, prandaj ajo shpreson se kancelarja Angela Merkel do ta shfrytëzojë këtë rast që ta heqë regjimin e vizave për kosovarët në zonën Schengen. Deputetja gjermane, e cila ishte edhe kryesuese e Misionit mbikëqyrës të Bashkimit Evropian në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të mbajtura në Kosovë, thotë se “gjithçka mbetet në duar të Këshillit, e jo të Qeverisë së Kosovës”. Vlen të theksohet se përderisa Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, Këshilli i Ministrave i BE-së ende nuk e ka bërë këtë, për shkak se disa nga vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se Kosova nuk e ka përmbushur kriterin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …