Brickos

Kryetari Shehu ka pritur në takim miqësor homologun e tijë nga shtetet e bashkuara të Amerikës

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu ka pritur në takim miqësor homologun e tijë nga shtetet e bashkuara të Amerikës z. Andrew Young kryetar i komunës së Clarion-it në shtetin e LOWA dhe z. Joseph Nelson kryeinspektor i shkollave në komunën e Clarionit. Miqtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar gatishmërinë e bashkëpunimit reciprok me komunën e Junikut me ç’rast është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në mes të komunës së Junikut dhe komunës Clarion në shtetin IOWA në SHBA. Kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e vlerave të ndërsjellat dhe  Bashkëpunimit Ndërkombëtar Komunal. Komunat do të bashkëpunojnë në fushat si zbatimi i projekteve të përbashkëta kulturore dhe rekreative, shkëmbimi i përvojave të institucioneve shkollore dhe shoqatave kulturore-artistike, shkëmbimi i përvojave në fushën e Artit, Kulturës dhe aktiviteteve të tjera edukative, shkëmbimi i përvojave në fushën e Sportit, shkëmbimi i përvojave në fushën e Bujqësisë. Ndërsa gjatë qëndrimit të tyre në komunën e Junikut ata vizituan Shkollën Fillore “ Edmond Hoxha ”, Shkollën e Mesme “ Kuvendi i Junikut “, Qendrën e mjekësisë familjare ” dr. Ali Hoxha ”, Bibliotekën Komunale “Dinë Mehmeti “ si dhe shume vende tjera turistike , kulla dhe parkun rekreativ Moronica.

 

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …