Kryetari Thaçi bisedoi me shefen e re të EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopulu

Kryetari Thaçi bisedoi me shefen e re të EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopulu

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me shefen e re të EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopulu. Përmes një komunikate të Presidencës bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e mirë të institucioneve të Kosovës me EULEX-in, për shtimin e kapaciteteve të reja dhe për sfidat e institucioneve të drejtësisë. “Bashkëpunimi me institucionet dhe puna e mirë e EULEX-it kanë bërë që deri më tani ky mision të ketë shumë suksese në Kosovë. Falë mbështetjes së EULEX-it edhe institucionet tona të drejtësisë janë fuqizuar dhe kanë rritur kapacitetet e tyre të punës. Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në konsolidimin e sundimit të së drejtës”, ka thënë Thaçi. Ndërsa, shefja e re e misionit të BE-së Aleksandra Papadopulu, tha se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama do të shfuqizoj ligjin për investitorët strategjikë

Qeveria shqiptare ka njoftuar se do të shfuqizojë Ligjin për Investimet Strategjike, një vendim që …