Kryetari Thaçi dekoron pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës” ish-luftëtarin e UÇK-së, hoxhën Avdyl Krasniqi

Kryetari Thaçi dekoron pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës” ish-luftëtarin e UÇK-së, hoxhën Avdyl Krasniqi

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës” Avdyl Krasniqin, hoxhën i cili ka ndërruar jetë para disa ditësh. Për ndarjen e kësaj dekorate Thaçi ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social. “Urdhrin “Hero i Kosovës” (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit. Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …