Kryetari Thaçi e falënderon Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet të funsionimit të saj

Kryetari Thaçi e falënderon Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet të funsionimit të saj

Policia e Kosovës sot kujton 21 vjetorin e themelimit. Në këtë ditë, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar rreth 10 mijë policë që i shërbejnë Kosovës. Ai sot ka publikuar një fotografi të pjesëtarëve të Policisë së shtetit në të cilën shkruhet: “Faleminderit afër 10 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet”. Gjithashtu Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë. Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …