leoni

Kryetari Thaçi e krijon urdhrin “Adem Demaçi”. Ky që do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë

Kryetari Thaçi e krijon urdhrin “Adem Demaçi”, që do t’u ndahet personaliteteve që shquhen për qëndresë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, në nderim të kontributit të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare Adem Demaçi, ka vendosur të krijojë urdhrin “Adem Demaçi”. Ai në një postim ka shkruar se ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare. “Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi. Shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë. Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”. Ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …