Kryetari Thaçi është pritur në takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Kryetari, Hashim Thaçi është pritur në takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Gjatë takimin në mes tyre është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik, arsimor dhe kulturor. Në vijim të bisedës, kryertari, Hashim Thaçi falënderoi kryeministrine Japonisë,  Shinzo Abe për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtet-ndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën medieve, kulturës, shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe ambientit. Ndërkohë, kryeministri, Shinzo Abe theksoi në mes tjerash se në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë. Ai shtoi më tutje se gjatë takimit me kryetrarin e Kosovës, Hashim kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …