Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. Me ftesë të kryetarit të këtij vendi Aleksander Van der Bellen, kryetari Thaçi, së bashku me krerët e shteteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, do të jetë pjesë e një takimi të përbashkët. Gjatë qëndrimit atje, kryetari Thaçi do të marrë pjesë edhe në aktivitetin me temën “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së”. Kryetari po ashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me personalitete të ndryshme të jetës publike dhe politike në Evropë. Forumi Alpbach në Austri është ndër institucionet më prestigjioze që mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …