Kryetari Thaçi: Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri

Kryetari Thaçi: Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane. Ai e ka uruar komunitetin egjiptian për Javën Egjiptiane, për 24 Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar. “Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, u shpreh Thaçi. Ndërsa, deputeti Veton Berisha theksoi se Republika e Kosovës është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden. Ai i falënderoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …