Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Kryetari Thaçi vazhdon me deklaratat e tij për korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari, Hashim Thaçi ka vazhduar ta ripërsërisë idenë e tij për korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë duke përfshirë Preshevën, Medvegjen dhe Bujanovcin brenda kufijve të Kosovës. Gjatë konferencës për medie, ai theksoi se është mundësia historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin dhe mori shembullin e Holandës dhe Belgjikës. “Në Kosovë nuk do të ketë ndarje dhe Kosova nuk ka territor për t’i dhënë Serbisë. Është mundësia historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin. Institucionet tona nuk guxojnë t’i mbyllin sytë dhe ta injorojnë një mundësi të tillë historike dhe të papërsëritshme. Duhet të bashkohemi dhe t’i themi po kësaj kërkese krejt racionale, të drejtë dhe historike, e cila ka mundësi të realizohet krejtësisht në mënyrë paqësore. Kryetari, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha institucionet dhe partitë politike të përfshihen në këtë proces, ndërsa, paralajmëroi se në fund të procesit, përmes referendumit, qytetarët mund të vendosin për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …