Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan do të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të 15 korrikut

Për 239 qytetarët që humbën jetën fatalisht, ndërsa 2.200 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjes për grusht shteti, kryetari i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka marrë vendim  të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të 15 korrikut. Tani familjarët e viktimave do të marrin një pagesë mujore prej 3 mijë e 200 lirash, ose ndryshe 1 mijë dollarë. Po ashtu, të paktën dy prej familjarëve të një të vrari do t’u sigurohet një vend pune. Nga fondi i veçantë, në total çdo familje do të marrë afërsisht 79 mijë dollarë. Ndërkaq, më shumë se 15 mijë persona po hetohen nga policia, 8 mijë janë arrestuar, ndërsa 60 mijë të punësuar nga sektorë të ndryshëm të fushave profesionale janë pezulluar nga detyra. Të gjithë këta persona, Erdogan i ka cilësuar si të infiltruarit e armikut të tij, Fetullah Gylen, mbi të cilin tashmë rëndon edhe një urdhër-arresti.  Në një konferencë në Uashington, avokatët e klerikut janë shprehur se jeta e Gylen është në rrezik, ndaj e kanë këshilluar që të mos shpërngulet nga Pensilvania. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …