Ka vdekur Artisti i Popullit, Demir Hyskja

Ka vdekur Artisti i Popullit, Demir Hyskja

Aktori i mirënjohur shqiptar, Demir Hyskja ka vdekur në moshën 79- vjeçare. Në vitet e fundit shëndeti iu kishte rënduar dhe ishte shtruar në spital. Ai vuante nga tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat. Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka luajtur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për më se 50 personazhe.

Demir Hyskja u  lind më 1 janar 1937 në Elbasan.   Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Demir Hyskja i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka etj. Filmat ku ka marrë pjesë -Dhe vjen një ditë – (1986)… Baki Branica -Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV) -Hije që mbeten pas – (1985)… Babai i Agronit -Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) -Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari -Një emër midis njerëzve – (1983) -Nëntori i dytë – (1982) -Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës -Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mësues Andrea -Një ndodhi në port – (1980) … babai i Artanit -Me hapin e shokëve – (1979) (TV) -Një natë nëntori – (1979) (TV) -Përtej mureve të gurta – (1979)… Kasemi -Gjyshi partizan – (1978)… Gjyshi -Dollia e dasmës sime – (1978) -Një udhëtim i vështirë – (1977) -Fije që priten – (1976)… I shoqi i Besës -Pylli i lirisë – (1976)… Beu -Në fillim të verës – (1975)… Shoku Mali -Rrugicat që kërkonin diell – (1975)… Halimi -Shpërthimi – (1974) -Operacioni Zjarri – (1973)… Kometa -Kur zbardhi një ditë – (1971)… Shoferi Thoma Shpuza -Mëngjeze lufte – (1971) Ilegali -Ngadhënjim mbi vdekjen – (1967) e shumë filma të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …