Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shprehur dhimbje për sulmin në Nicë të Francës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shprehur dhimbje të thellë për sulmin që ka ndodhur në Nicë të Francës, ku nga një sulm me kamion  kanë humbur jetën 84 persona. “Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! shpreh dhembjen dhe keqardhjen e thellë për sulmin e mbrëmjes së 14 korrikut në Nicë të Francës, i cili na ka tronditur të gjithëve. Në emër të aktivistëve i dërgojmë ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit të Francës. Akte të tilla bartin me vete një thirrje për urrejtje. Por Franca e Iluminizmit nuk mund t’i përgjigjet kësaj thirrje me të njëjtën gjuhë. Vlerat e bashkëjetesës, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe të bashkësisë janë arma më e fortë mbrojtëse, janë mjekimi më i mirë ndaj plagëve të tilla”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …