Në Tiranë u përurua libri: “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë...” i publicistit, Faton Mehmetaj

Në Tiranë u përurua libri: “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë…” i publicistit, Faton Mehmetaj

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në sallën e UNESCO-s, në Tiranë,  u përurua Libri: “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë- bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi  tyre kombëtar” i publicistit dhe analistit të mirënjohur, Faton Mehmetaj. Gjatë promovimit u lexua dhe fjala e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, z. Melsi Labi ku u tha: “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri kanë qenë historikisht miqësore dhe tolerante. Shoqëria shqiptare është tërësisht laike dhe krenohet me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërfetare që ekzistojnë në vend. Në një shoqëri pluraliste është e natyrshme të përplasen bindjet e besimeve të ndryshme fetare, madje në dialogun ndërfetar askush nuk duhet të mohojë bindjet e tij. Mirëkuptim dhe respekt do të thotë të pranosh të drejtën e tjetrit për të besuar. Në Shqipëri nuk ka probleme serioze në dialogun ndërfetar. Komunitetet fetare jetojnë në harmoni me njëra tjetrën dhe me shoqërinë shqiptare. Më pas për librin  kanë folur Prof. dr. Rahman Paçarizit, anëtar i redaksisë së librit; Prof. dr. Angjelin Shtjefni, Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Katolikë Shqiptarë; Dr. Genti Kruja, Drejtor për dialog në KMSh. Në përfundim të përurimit fjalën e mori dhe autorit të librit z. Faton Mehmetaj i cili tha se shqiptarët janë krenarë për historinë e bashkëjetesës së feve në Shqipëri. “Besimet tona, secili në mënyrën e vet, na bëjnë thirrje të respektojmë të drejtat themelore të njeriut”, ka veçuar me këtë rast, studiuesi Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …