Brickos

Ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në Prishtinë nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2020

SHSKUK: Njoftim lidhur me rastin “stenta”

Me vendimin e drejtorit të QKUK-së, Curr Gjocaj, sot janë suspenduar drejtori i Kardiologjisë në QKUK, Gani Bajraktari dhe drejtori rajonal i Spitalit të Mitrovicës, Mirdit Strana. Ata akuzohen si të dyshimtë për rastin “stenta”. Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se duke u bazuar në shkresën zyrtare nga Kryeprokuroria e shtetit të cilën e ka pranuar përmes emailit, lidhur me personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë në rastin stenta,  bazuar në nenin 73 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga pozita  menaxheriale për drejtorin  e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK  dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. Drejtori i përgjithshëm,  paraprakisht ka njoftuar bordin drejtues të SHSKUK-së, nga i cili ka marrë përkrahjen e plotë për veprime ligjore konform kompetencave të tij. Është pritur dorëheqja e tyre, por për shkak të mos reflektimit për të  paraqitur dorëheqjes nga pozitat menaxheriale, në ora 15:00,  u janë shtypur vendimet për largim të përkohshëm. Po ashtu, njoftojmë se dorëheqjen e kanë paraqitur drejtori Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, dy(2) shefa të reparteve në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe një (1) në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …